Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në në afërsi të vendit të quajtur ” Kryqëzimi i Gjadrit ” në Lezhë. Si pasojë e aksidentit janë plagosur 4 persona të cilët janë dërguar në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

“Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në afërsi të vendit të quajtur ” Kryqëzimi i Gjadrit ” , mjeti tip “Ford” me drejtuese shtetasen M.C., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe 3 shtetasit që ndodheshin pasagjerë në këtë mjet, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./oranews