Në rrugën Rahovec – Malishevë si pasojë e borës që po vazhdon të bie një veturë devijon rrugën, nuk raportohet për të lënduar.

Portali rtv21.tv  ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Kurse, Ministria e Infrastrukturës ka thënë se të gjitha rrugët në menaxhim të janë të hapura për qarkullim, përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës.

Ministria gjithashtu ka thënë se Kompanitë e kontraktuara, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët regjionale, magjistrale, nacionale dhe autostradat. Me qëllim të parandalimit të ngricave, po intervenohet edhe me hedhje të kripës./21Media