Vetura e Ardian Bujupit përmbytet nga vërshimet
Si pasojë e reshjeve të shiut këto ditë Gjermania po përballet me përmbytje.
Pasojat e këtyre reshjeve i pësoi edhe këngëtari i njohur i cili jeton në Gjermani, Ardian Bujupi.
Bujupi ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa fotografi, ku shihet se vetura e tij përfundoi nën ujë.
Më pas, ai publikoi edhe një tjetër imazh në InsatStory pasi kishte pushuar, duke thënë se “gjithçka ishte një ëndërr”./21Media