Policia e Kosovës ndonse e kishte kontrolluar veturën e parkuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë me qen dhe me ndihmën e forcave të shtuara. Në një përgjigje të dytë për rtv21 konfirmoi se ajo veturë e vendosur në shesh ka marr pëlqimin/lejen nga kompetentët dhe do të jetë pjesë e aktivitetit për shënimin e Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor.

“Nuk ka asnjë arsye për shqetsim sepse Policia e Kosoves po kryen detyrat e saj te vazhdueshme ne funksion te garantimit te rendit dhe sigurise se pergjithshme ne vend per te ofruar nje ambient te qete dhe te sigurt per te gjithë”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha./21Media