Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrethin e Viersen (Nordrhein-Westfalen) në Gjermani

Një makinë është futur në një rrugë këmbësorësh dhe është përplasur me ta. Si pasojë e kësaj janë lënduar tre qytetarë dhe një fëmijë 12 vjeçar ka humbur jetën.

Shoferi, një gjerman nga Kempen, kishte dalë nga rruga në një kthesë për arsye ende të paqarta, transmeton rtv21.tv.

Një grua dhe një këmbësor tjetër u lënduan rëndë dhe u dërguan në spital me helikopterë të shpëtimit. Sipas policisë, shoferi u largua me lëndime të lehta.

“Aktualisht nuk ka asnjë provë që shoferi qëllimisht ka hyrë në turmë”, tha Shefi Detektiv Antje Heymanns nga autoriteti policor i rrethit Viersen për BILD./21Media