Sot rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhë aksident trafiku, ku ngasësi një automjeti, për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të parkuar, duke shkaktuar më pas dëme materiale edhe në një lokal.  Si pasojë e këtij aksidenti ngasësi i automjetit , ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident./ 21Media