Një person sonte ka pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjes nga një veturë, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka theksuar se në aksident është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor.

“Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori. Me rastin po merret njësiti i trafikut.”, ka bërë të ditur Borovci./21Media