Një këmbësore u godit nga një veturë sot rreth orës 14:30 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Lajmin e konfirmoi për rtv21.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili deklaroi se këmbësorja u dërgua për tretman mjekësor.

“Rreth orës 14:30, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësore. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila  është dërguar për tretman mjekësor”, bëri të ditur Borovci.

Ndërkohë, me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media