Vetura go*et një 82-vjeçar në Prizren

Një 82-vjeçar pasditen e sotme është goditur nga një veturë në Prizren.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Gjendja e këmbësorit sipas Bytyqit është jashtë rreziku për jetë.

Personi i dyshuar është arrestuar.

“Sot, më datën 19.03.2026, rreth orës 13:31, është raportuar një aksident trafiku në rrugën afër hyrjes së spitalit në Prizren. Sipas informatave të para, një këmbësor është goditur nga një veturë. Si pasojë, këmbësori Sh. R., mashkull rreth 82-vjeçar, ka pësuar lëndime trupore, por aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e rrethanave të aksidentit”, tha Bytyqi./21Media

Back to top button