Vetura humb kontrollin, dy të vdekur

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm dy persona kanë humbur jetën në vendin e quajtur Gorbonicë, në rajonin e Shën Nikollës, në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21.
Makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e dy udhëtarëve.
“Reth orës 02:45 minuta në polici është raportuar se në udhëkryqin në rrugën lokale të fshatit Gorbonicë të Shën Nikollës, makina “audi”, e drejtuar nga V.S. (37) nga Shën Nikolla ka dalë nga rruga. Në aksident shoferi dhe shoqëruesja S.A. (21) nga Shën Nikolla kanë marrë plagë të rënda dhe kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa D.J. (28) ka marrë lëndime të rënda trupore”, njoftojnë nga MPB./Tv21

Back to top button