Vetura humbi kontrollin në autostradë, katër të lënduar
29 Dhjetor 2020
Katër persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në në autostraden “Ibrahim Rugova”, në km-22 drejtimi i Vermicës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Sipas policisë vetura dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalur jashtë rrugës.
Njësitet policore janë duke u marrë me rastin./21Media