Një fëmijë 5 vjeç ka vdekur sot si pasojë e goditjes nga një veturë në fshatin Lubizhdë të Hasit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Lubizhdë-Has. Një veturë ka goditur për vdekje një fëmijë pesë vjeç. Me vendim të prokurorit shoferi i veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka konfirmuar Osmanollaj.