Dje rreth orës 18:00 në fshatin Pogragjë në Gjilan, njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën me targa të Serbisë të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, i cili me veturë përmes rrugëve malore nga Serbia kishte hyrë në Kosovë.

Gjatë kontrollit është vërejtur se në veturë kishte pas tri makina për punimin e pllakave dhe pjesë përcjellëse të tyre vlera e të cilave nuk dihet, njofton Policia e Kosovës.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, kurse vetura së bashku me mallrat është dërguar në pikën doganore Dheu i Bardhë për procedura tjera. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media