Prodhuesit e makinave synojnë që të prodhojnë makina pa pasqyre. Në vend të tyre pretendojnë të vendosin një sistem monitorimi me kamera

Prodhuesit e makinave synojnë që të prodhojnë makina pa pasqyre. Në vend të tyre pretendojnë të vendosin një sistem monitorimi me kamera

Prodhuesit japonez të makinave e kanë marrë aprovimin për ta bërë këtë, kurse ata evropianë pritet që ta bëjnë së shpejti.

Sistemi bazohet në kamerat të cilat do të vendosen në vendet pasqyrave. Shembull i përdorimit të të këtyre kamerave është koncepti i BMW i8, ku kamerat janë të vendosur në të dy anët e makinës. Ato janë më të vogla se sa pasqyrat normale. Kamera tjetër është e vendosur afër xhamit të pasmë.

Tashmë nuk do të ketë pasqyrë në xhamin e përparmë , por ekran i cili do t’i shfaqet pamjet që merren nga kamerat anash dhe ajo e xhamit të pasmë./21Media