Një veturë është përfshirë nga tymi afër EULEX-it në Prishtinë.

Siç shihet në disa pamje të publikuara nga një qytetar, për shkak të kësaj ngjarje janë krijuar edhe kolona në atë pjesë të kryeqytetit.

Nuk ka munguar as intervenimi i qytetarëve, të cilët shihen duke ndihmuar shoferin e veturës me defekt.