Vetura përfundoi në kanal, vdiq taksisti dhe pasagjerja

 

Një vajzë dhe një burrë humbën jetën mesditën e së hënës në Lushnje të Shqipërisë pasi mjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.

Burimet thonë se makina udhëtonte drejt fshatit Bubullimë, por për rrethana që ende mbeten të paqarta, shoferi 68-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit në hyrje të kësaj ure ku bie në sy mungesa e barrierave mbrojtëse.

Sic tregojnë pamjet, makina përfundoi e përmbytur në mes të ujit, ku dy personat në makinë dyshohet se u mbytën për shkak se mbetën të bllokuar.

Për shkak të thellësisë së kanalit dhe dëmtimeve që kishte pësuar mjeti, edhe nxjerrja e trupave të pajetë ishte e vështirë.

Viktimat u identifikuan si A.B, rreth 22 vjeç nga Lushnja e cila udhëtonte si pasagjerë në mjetin që drejtohej nga Xh. O, 68 vjeç.

Ky i fundit mësohet se punonte si taksist dhe po transportonte të renë si pasagjere drejt fshatit Bubullimë.

Ekspertët e policisë rrugore kryen në vendngjarje matje dhe morën prova për të ndiçuar dinamikën e aksidentit tragjik pranë rrethrrotullimit të Kolonjës në Lushnje, një prej zonjave të zeza të aksidenteve në rrugët e vendit.

Për pasojë të aksidenteve përgjatë të hënës, mbetën të lënduar edhe dy fëmijë, një në Tiranë e një në Elbasan./oranews

Back to top button