Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e mesditës së sotme në Gramsh (Shqipëri).

Raportohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqenin e HEC-it të Banjës.

Zjarrfikësit po punojnë për nxjerrjen e makinës nga uji.

Deri tani është mësuar se nga liqeni është nxjerrë trupi i pajetë i një personi. Viktima është rreth 50-vjeç.

Nuk dihet ende sa persona kanë qenë në makinë./oranews