Policia po merret me rastin

Policia po merret me rastin

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor i  regjistruar mbrëmë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, saktësisht në fshatin Mirakë, ku një autobus me targa AA121 CS me drejtues shtetasin Gj.S., 48 vjeç, banues në Durrës është përplasur me mjetin tip “Hondaj”, me targa AA352 CK.

Si pasojë e aksidentit pasagjeri i mjetit “Hondaj”, shtetasi E.P është aksidentuar, ndërsa drejtusi i mjetit shtetasi G.P. 25 vjeç, banues në Librazhd, ka humbur jetën rrugës për në Spitalin e Elbasanit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.