Një person ka vdekur në aksidentin që ka ndodhur të mërkurën në rrugën nacionale Pejë- Prishtinë, përkatësisht në fshatin Komoran.

Policia bën të ditur së një veturë ka rënë në lumë, ku për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa vozitësi i veturës është lënduar.

“Është raportuar se në rr. nacionale Pejë- Prishtinë, fshati Komoran një veturë me targa vendore derisa kishte qenë në lëvizje kishte rënë në lumë. Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se në atë veturë kishin qenë dy persona vozitësi dhe një pasagjer të dy meshkuj kosovarë.

Vozitësi i veturës ishte nxjerrë nga lumi dhe për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK, kurse pasagjeri – viktima ishte nxjerrë nga lumi pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet./21Media