Veturat e parkuara në rrugën “Leke Dukagjini” në lagjen Dardania në Prishtinë janë të rrezikuara nga një pemë e cila për shkak të borës së madhe është e mbuluar e tëra.

Në një fotografi kjo pemë shihet se është lakuar nga bora pritet që të rrëzohet nga çasti në çast.

Për këtë problem banorët e kësaj lagje tashmë kanë kontaktuar edhe policinë.

Si pasojë e reshjeve të borës disa rrugë në qytete të Kosovës janë bllokuar. Për shoferët Ministria e Infrastrukturës si dhe Policia e Kosovës kanë bërë apel që të kenë kujdes në komunikacion për shkak të reshjeve të borës dhe ngricave në rrugë./21Media