Dy kilometra larg Pejës gjendet njëri prej vendeve më piktoreske që ka Kosova dhe Ballkani,  është kjo e bukura Grykë e Rugovës

Dy kilometra larg Pejës gjendet njëri prej vendeve më piktoreske që ka Kosova dhe Ballkani,  është kjo e bukura Grykë e Rugovës

Lumbardhi, shpella, ujëvara e shumëllojshmëria e bimëve e madhështojnë bukurinë e këtij vendi përrallor. Bjeshkët gjigante që e bëjnë këtë vend unik janë atraksioni më i madh i këtij vendi, por në të njëjtën kohë duken të jenë më të pa arritshmet, për shkak të pjerrtësisë së tyre, lartësisë së madhe, por edhe për shkak të terrenit që është vështirë i kalueshëm. Për këtë arsye në Grykë të Rugovës janë hapur disa shtigje që ju mundësojnë ta njihni më mirë këtë vend.

Njëri ndër shtigjet më atraktive që është hapur është “Via Ferrata”, apo shtegu i hekurt i cili do t’i mrekulloj të gjithë me pamjet që ofron./21Media