Barcelona dhe Inter Milan kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Arturo Vidal.  Kjo u bë e ditur përmes radios RAC1.

Mesfushori do të udhëtojë të martën në mëngjes në Milano për të bërë kontrollet mjekësore dhe për t’u paraqitur si një lojtar i ri për skuadrën italiane.

Barca dhe Inter ranë dakord për një tarifë prej rreth 0.5 milion euro plus variabla për lëvizjen e Arturo, përcjell portali rtv21.tv

RAC1 thotë se Vidal ka hequr dorë nga pagesa që do t’i detyrohej për anulimin e kontratës së tij, por do të marrë një pjesë të vogël të pagës.

Arturo ka pasur një marrëveshje verbale me Interin për ditë dhe në Itali ata thonë se ai ka rënë dakord për një marrëveshje neto prej 3 milionë euro për një sezon, plus një tjetër vit opsional.

Vidal arriti në Barca nga Bayern Munchen, kundër të cilit luajti ndeshjen e tij të fundit për katalanasit, atë humbje të tmerrshme 8-2./21Media