Arturo Vidal ishte duke pritur për disa ditë që të udhëtonte drejtë Italisë, pasi ia kishte premtuar veten Interit, dhe tani gjithçka është kryes sa i përket largimit të tij nga Barcelona.

Ai është gati për tu rikthyer në Itali pasi Barcelona ka pranuar kushtet e fundit nga Interi dhe reprezentuesi nga Kili do të zbarkojë sonte në Milano.

Nga ky operacion, Barcelona do të përfitojë 1 milion euro, plus 500 mijë euro në formë të bonuseve.

Nga ana tjetër, Vidal do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me klubin nga “Giuseppe Meazza”