Rifat Jashari porosiste: Të jeni të bashkuar më shumë sot se kurrë

Rifat Jashari porosiste: Të jeni të bashkuar më shumë sot se kurrë

Me 29 qershor të vitit 1999 katër meshkujt e familjes Jashari, Rifat (Shaban) Jashari, Murat (Rifat) Jashari, Lulzim (Adem) Jashari dhe Bekim (Hamzë) Jashari të cilët jetonin në mërgim u kthyen në Kosovë, dy javë pas çlirimit.

Kjo ishte hera e parë që ata vinin në Kosovë dhe nuk i takuan të gjallë më të dashurit e tyre, të cilët kishin rënë dëshmorë për lirinë e Kosovës, të cilët deri në frymën e fundit luftuan me paramilitarët serbë me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Rifat Jashari, vëllai i Komandantit Legjendar Adem Jashari, nuk iu linte vend lotëve, por krenarisë dhe porosiste të gjallët që punohet në realizmin e aspiratave dhe që shqiptarët të ishin të bashkuar.

“Nëse doni me na i flladitë zemrat tona dhe me na i shëru varrët tona duhet të jeni të bashkuar më shumë sot se kurrë”, ishte porosia që Rifat Jashari dha atëherë./21Media

Video e publikuar për herë të parë në rrjetet sociale.Me rastin e 20 vjetorit te kthimi nga Gjermania i kater anetareve te familjes se Shaban (Murat) Jasharit: Rifat (Shaban) Jashari, Murat (Rifat) Jashari, Lulzim (Adem) Jashari dhe Bekim (Hamze) Jashari. Keta kater anetare u kthyen pas luftes, saktesisht, me 29 qershor 1999 ne oret e mesdites, spari ishin ne Shtabin e Ushtrise ÇLIRIMTARE te Kosoves ne Skenderaj, prej ketu pastaj shkuan ne vendlindjen e tyre, ne Prekazin Heroik te Skenderajt! Ky inqizim publikohet per here te pare!#Shpërndaje

Gepostet von Adem Jashari am Mittwoch, 6. März 2019