Ndërsa debati për maskat vazhdon ende, studiuesit e Universitetit të New South Wales përdorën një sistem ndriçimi LED dhe një aparat fotografik me shpejtësi të lartë për të vërtetuar efektivitetin e maskave të ndryshme të fytyrës.

“Nëse nuk jeni të sigurt nëse ia vlen të vishni një maskë për fytyrën, ose duhet të vishni një maskë, por nuk jeni të sigurt për llojin, hulumtimi ynë i ri duhet t’ju ndihmojë të vendosni,” shkruajnë shkencëtarët.

Ata morën video me njerëz që flisnin, kolliten dhe teshtijnë. Në një skenar, personi nuk mbante ndonjë maskë; në skenarin e dytë mbante dy lloje të ndryshme të maskave; dhe në të fundit, personi veshi një maskë kirurgjikale.

Eksperimenti i kryer zbuloi se një maskë kirurgjikale ishte më e efektshmja në bllokimin e pikave dhe aerosoleve kur personi fliste, kollitej ose teshtinte. Megjithatë, studiuesit thonë se nëse nuk mund ta gjeni një maskë të tillë, “një maskë e rrobave është gjëja tjetër më e mirë”. Dhe me sa duket, sa më shumë shtresa ka, aq më mirë.

Për të filmuar studimin e rastit, përdorën një aparat fotografik me shpejtësi të lartë dhe sistem ndriçimi LED i cili u lejonte atyre të vizualizonin pikat që përndryshe nuk do t’i shihnim.

Eksperimenti konfirmoi se të folurit gjithashtu gjeneron pikëza. Natyrisht, kollitja dhe teshtitja prodhojnë akoma më shumë prej tyre./21Media