Një video e realizuar në një kopsht zoologjik në New South Wales të Australisë po mahitë botën. Në të shihet një gorillë duke u munduar të ndihmojë një zog që të fluturojë.

Dashamirët e kafshëve janë të mahnitur se si kjo gorillë ka bërë sjellje kaq miqësore ndaj zogut, dhe nuk e ka lënduar atë.

Gorilla, duke u afruar pranë rrethojës, pa këtë zog i cili duket se është lënduar dhe ka rënë në tokë. Ai nuk mund të fluturojë.

Për çudi, gorilla i afrohet dhe mundohet ta ndihmojë që të fluturojë. Ajo shtrinë njërin krah dhe kokën në tokë, dhe e shikon zogun me dhembshuri, përcjell rtv21.tv

Pas disa sekondash, e prek zogun me dorë ngadalë, dhe mundohet ta nxisë të fluturojë, por pa suskes. Duke parë se nuk mund të bëjë asgjë për ta ndihmuar që të fluturojë, gorilla largohet nga zogu.

Sipas xhiruesit të kësaj videoje, duket se zogu është lënduar gjatë fluturimit në rrethojën e kopshtit zoologjik./21Media