Vidhen dy vetura në Lipjan

Janë vjedhur dy vetura të enjten, në Lipjan.

Sipas raportit të Policisë dy burra kanë njoftuar se gjatë natës persona të panjohur i kanë vjedhur veturat e tyre të cilat ishin të parkuara para oborrit të shtëpisë.

Njëri rast ka ndodhur në fshatin Marec e tjetri në fshatin Gllavicë.

Policia rastet i ka cilësuar si “Vjedhje e veturës”./21Media

Back to top button