Për të vjedhur sasi të konsiderueshme të duhanit afër 100 shtekë, dhe para në vlerë prej 10 mijë eurove në arkat e një qendre tregtare në Xërxë, Rahovec persona të panjohur  kanë hapur një vrimë ne murin e jashtëm me mjete të forta në dimensione 40×50 cm përmes saj kanë depërtuar brenda.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj. Ai po ashtu për portalin rtv21.tv ka thënë se rasti është raportuar sot rreth orës 7:00 dhe se patrullat policore i janë përgjigjur thirrjes dhe kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

Ne vendgjarje kanë dalur njesiti i hetimeve dhe forenzika të SP-Rahovec si dhe njesiti i hetimeve rajonale që kanë kryer shikimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e dëshmive. Ai ka treguar se rastin në fjale e merr Njesiti i hetimeve Regjionale./21Media