Vidhen para në një xhami në Ferizaj

Policia sot ka informuar se dje janë vjedhur para në një xhami në Ferizaj.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur dy kasaforta me para në vlerë dyzetë (40) €”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
Ndërkohë, rasti është në procedurë hetimore.
Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.

Back to top button