Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë vjedhur para të gatshme nga arka e një xhamie në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti duke u hetuar nga njësitë policore./21Media