Rasti po hetohet

Rasti po hetohet

Policia njoftoi sot se në Podujevë ka ndodhur një vjedhje.

Sipas policisë, një ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur: dy pushkë me leje përkatëse, para kesh dhe një sasi stolish ari.

Rasti ka ndodhur të premten mbrëma. Ndërkohë, siç njoftoi policia, rasti është duke u hetuar./21Media