Kompania e make-up e Kylie Jenner ka paralajmëruar klientët për një shkelje të sigurisë duke rrezikuar emrat, adresat dhe katër shifrat e fundit të kartave të kreditit.

Shopify tha se dy punëtorë të ekipit mbështetës “mashtrues” kishin vjedhur të dhëna të klientëve nga të paktën 100 shitës në platformën e saj, përcjell portali rtv21.tv

Kylie Cosmetics tha se ishte në mesin e të prekurve por ishte e sigurt që klientët mund të vazhdonin të blinin në faqen e saj të drejtuar nga Shopify.

“Besimi juaj është kaq i rëndësishëm për ne,” u tha kompania në një email.

“Dhe ne donim t’ju njoftojmë se jemi duke punuar me zell me Shopify për të marrë informacion shtesë në lidhje me këtë incident dhe hetimin dhe përgjigjen e tyre për këtë çështje.

“Shopify na ka siguruar që ata kanë zbatuar kontrolle shtesë të dizajnuara për të ndihmuar në parandalimin e përsëritjes së këtij lloji të incidentit në të ardhmen.”

Vitin e kaluar, miliarderja Kylie Jenner – e cila u bë e famshme në seritë televizive Keeping Up with the Kardashians – shiti shumicën e aksioneve të saj në kompani, për 600 milionë dollarë (463 milionë euro).Gjigandi i bukurisë Coty tani kontrollon 51% të markës kozmetike të 23-vjeçares.

Më shumë se një milion tregtarë përdorin Shopify, duke përfshirë Taylor Swift, Victoria Beckham dhe Tesla./21Media