Vidhet shtëpia e Ronaldo-s, hajduti merr gjërat më me vlerë të futbollistit

9 Tetor 2020

 

 

 

Një hajdut ka hyrë brenda shtëpisë së Cristiano Ronaldo-s në Madeira dhe i ka vjedhur disa sende personale të tij.

Sipas gazetës së ishullit, alarmin për vjedhje e ka ngritur një i afërm i futbollistit të famshëm, sepse të mërkurën në mbremje Cristiano u paraqit në një ndeshje kundër Spanjës dhe nuk ndodhej në shtëpi.

Gazeta raportoi se hajduti e shfrytëzoi rastin të hynte nëpër garazh kur u hap nga një punëtor mirëmbajtjeje.

Një fanellë e nënshkruar e Juventusit, me vlerë rreth 180 funte, thuhet se ka qenë në mesin e sendeve të vjedhura së bashku me pasuritë e tjera të vogla.

Policia tashmë ka identifikuar hajdutin, i përshkruar si dikush që tashmë është i njohur për ta, nga kamerat CCTV. Asnjë arrestim nuk është bërë ende.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse nëna e  Cristiano-s, Dolores apo vëllai i tij i madh Hugo, të cilët të dy jetojnë në shtëpinë me shtatë kate, ishin brenda pronës në atë kohë.

 Cristiano ende nuk  ka reaguar për vjedhjen e shtëpisë.