Vietnami ka konfirmuar të hënën rastin e parë lokal me COVID-19 pas afër tre muajsh, pas infektimit të kontaktit të një personi me një stjuardesë që kishte dalë pozitiv pas kthimit nga Japonia dy javë më parë.

Ministri i Shëndetësisë, Nguyen Thanh Long, ka urdhëruar provincat dhe agjencitë shtetërore të shtrëngojnë kontrollet dhe kontaktet, pas konfirmimit të 32-vjeçarit si rast i parë i infektimit nga kontakti brenda vendit në 89 ditë.

Me karantinë strikte dhe masa gjurmuese, Vietnami ka menaxhuar të ndalojë përhapjen e virusit, duke lejuar që të rikthehen aktivitetet ekonomike më herët se Azia, raporton Reuters.

Ndryshe, Vietnami deri tash ka regjistruar 1 mijë e 347 raste me koronavirus, 655 prej tyre që thuhet se kanë ardhur nga jashtë.