Vigan Bardhi i njohur për publikun si Vig Poppa, është bërë baba për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Vig Poppa ka ndarë me ndjekësit një video të shkurtër të foshjës së porsalindur, dhe ka shkruar “Sa shumë tkom pritë” në përshkrimin e postimit.

 

View this post on Instagram

 

Sa shum tkom pritë…

A post shared by Vigan Bardhi (@vigpoppa) on

Reperi ka marr urime të shumta nga kolegët dhe adhuruesit e tij.

Ndryshe, Vig Poppa dhe bashkëshortja e tij Ena janë prindër edhe të një djali pesë vjeçar, të quajtur Domi.

Kujtojmë se ndër këngët më të njohura të artistit janë “Zemra Jem”, “Ye Ye Ye”, “Bisha” e shumë të tjera./21Media