Reperi shqiptar, Vigan Bardhi, i njohur si Vig Poppa, i ka dedikuar një urim të veçantë bashkëshortes së tij, Enës, meqë sot ajo e ka ditëlindjen. Në Instagram ai ka publikuar disa fotografi të gruas dhe i ka shoqëruar me një urim të veçantë, duke ia dëshmuar asaj se sa shumë e do.

“Ai që ka gjetur një grua të mirë, ka gjetur bekimin e jetës, unë e kam gjetur gruan time.. Urime ditëlindjen zemra jeme, të dua”, ishte urimi i veçantë i tij.

Çifti janë prindër të një djali të quajtur Dom dhe së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë./21Media