Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka vënë gurëthemelin për stadiumin ndihmës bashkë me kreun e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Ministrja Dumoshi me anë të një postimi në llogarinë e saj në rrjetet sociale, ka shkruar për investimet e shumta që po bëhen në këtë qytet.

Përpos stadiumit ndihmës, në Gjilan do të ndërtohet edhe palestra sportive në Zhegër, dy fusha të tenisit dhe do të bëhen investime në palestrën “Petrit Selishta”.

“Shumë investime në Komunën e Gjilanit. Me kryetarin, Lutfi Haziri diskutuam për investimet në rini, sport, kulturë dhe trashëgimi në komunë. Po e mbështesë Manifestimin Kombëtar të Kulturës “Flaka e Janarit”, në vlerën prej 20.000. Po ashtu inspektuam nga afër punimet e stadiumit të qytetit të Gjilanit, ku investimet janë mbi 9 milion. Investimet tjera: Plaestra sportive në Zhegër, mbi 2 milion. Dy fusha të tenisit, mbi 70.000.00. Investimet në Plaestrën “Petrit Selishta”, mbi 400.000. Nuk kemi mu ndalë në çdo cep të Kosovës, deri në përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe ofrimin e të gjitha kushteve në çdo dikaster ku e udhëheq.”, ka shkruar Dumoshi në Facebook./21Media