Vikendi më i vranët, por me temperatura më të ngritura

Parashikimi i motit

Sot është dita e fundit e janarit dhe si po shihet, patëm një muaj dimri fare të butë: gati pa të reshura bore e me temperatura ca mbi mesataren për  këtë periodë të vitit. Meteorologët, thonë se as dita e sotme, nuk do të dallohet nga ato të kaluarat. Pra edhe sot do të kemi një ditë me vranësira kalimtare e me temperatura që do të lëvizin në mes 1 e 10 gradë celsius.

Nesër, pritet të ketë pak më shumë vranësira, mirëpo temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë ato do të sillën në  mes 2 e 12 gradë celsius, shkruan rtv21.tv

Në ditën e dytë të fundjavës, të dielën pra, pritet të kemi vranësira të pjesshme të cilat ca më të theksuara do të jenë në orët e mesditës. Temperaturat do të jenë të përafërta me sot, ato do të sillën në mes 3 e 12 gradë celsius. Në lugina mund të ketë mjegull./21Media

Back to top button