Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka dalë në mbështetje viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në vend.

Kreu i qeverisë sot gjatë tryezës mbi procesin dhe sfidat e njohjes së statusit të këtyre viktimave ka thënë se njëjtit janë plagë e rëndë për gjithë Kosovës, e cila ka mbetur pa u trajtuar plotësisht.

“Plagë e rëndë për të gjithë ne që ka mbetur pa u trajtuar plotësisht. Viktimat e dhunës seksuale meritojnë mbështetje të institucioneve. Ne jemi të përkushtuar për procesin e njohjes dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale”, ka deklaruar Hoti.