Viktimat pranojnë se ofruan shërbime seksuale në lokalin e masazhës
30 Shtator 2018
Ofronin shërbime seksuale me çmime prej 20 deri në 50 euro
Ofronin shërbime seksuale me çmime prej 20 deri në 50 euro
Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi reportazhin nga hetimi i Prokurorisë së Shtetit rreth një pjesëtari të Policisë së Kosovës, i cili dyshohej se ishte përfshirë në një biznes të prostitucionit.
Hetimi kishte nisur pas hapjes së një qendre të masazhit në qytetin e Gjilanit.
Emisioni sjell detaje për mënyrën se si Prokuroria kishte autorizuar hetuesit të futeshin me masa të fshehta dhe të kontraktonin shërbime seksuale në lokalin e masazhit.
Provat e Prokurorisë kanë nxjerrë në pah që grupi ka ofruar shërbime seksuale me çmime prej 20 deri në 50 euro.
Për ta bindur gjykatën, prokurori nxjerr para tij edhe provat e forta të cilat ai ka në dosje.
Raportet nga momentet kur policët kanë hyrë në lokalin për masazhë dhe deklaratat e viktimave të cilat pranojnë se kanë pranuar para për të ofruar shërbime seksuale./kallxo.com