Cramon ka reaguar pas lajmit për konsultimet e presidentit me partitë politike

Cramon ka reaguar pas lajmit për konsultimet e presidentit me partitë politike

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka reaguar pas lajmit për konsultimet e presidentit me partitë politike.

Në një postim Twitter, Cramon ka thënë se gjendja po bëhet gjithnjë e më shumë absurde, madje ajo ka shkruar se nga këto veprime ka mbetur pa fjalë.

“Po bëhet absurde çdo ditë e më shumë. Hashim Thaçi, kam mbetur pa fjalë. Pyes se si mund të përfundojë kjo. Përse presidenti po e vë vendin e tij në rrezik?”, ka shkruar Cramon.

It becomes more absurd every single day @HashimThaciRKS I am speechless. I wonder how this can end up. Why is the president putting his country in danger? https://t.co/6lGI0u4POk

Në takimin e mbajtur sot, partitë politike përveç Vetëvendosjes janë shprehur pro formimit të qeverisë së re. Kurse, në fund të takimit Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se do të ja japë mandatin për formimin e qeverisë së re cilës do parti apo koaliconi që ka shumicën në Kuvend. /21Media