"Pranvera", kënga e re e Violetës

“Pranvera”, kënga e re e Violetës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Violetë Kukaj publikoi këngën e radhës. Bëhet fjalë për këngën “Pranvera”, që është publikuar në kuadër të xhirimeve për vitin e ri.

Për tekstin dhe muzikën u përkujdes Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin Xhevdet Gashi, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë se ajo ka publikuar edhe tri këngë tjera në kuadër të xhirimeve për festat e fundvitit. “Dasmori”, “Nusja jonë” dhe “Shoqnia”, janë ndër këngët të cilat solli këto javë e që po priten mirë nga fansat e saj./21Media