Janc bërë 50 vjet prej se kompania muzikore Virgin Music hapi dyert për herë të parë për klientët, u rilansua si rrjet global, për ofrim të shërbimeve artistëve të pavarur dhe sipërmarrësve.

Lajmin për këtë e bëri të ditur Universal Music Group.

Sipas kësaj kompanie, Virgin Music dhe Artist Services do të fillojnë shërbimet në gjashtë tregje muzikore në botë, si SHBA, Britani të Madhe , Francë, Gjermani, Japoni e Amerikën Latine, me planet që të zgjerohet më tej muajt në vijim.

Ideja e kësaj është që platformat e teknologjisë Universal Music Group dhe ato globale të ndihmojnë artistët dhe kompanitë muzikore në kërkesat e tyre për sukses global, përcjell rtv21.tv

Muzika latine do të jetë në fokus të ekipeve në Los Angeles, Miami e Mexico City, duke u ofruar artistëve të rinj qasje në tregun ndërkombëtar, në menaxhim, publikim dhe komercializim.

Universal Music Group në një deklaratë për media tha se ky rrjet i ri u krijua inspiruar nga puna etike e Virgin Records, markë kjo të cilën e krijoi Richard Branson, 49 vjet më parë, në vitin 1972.

Kështu, kjo markë u zhvillua, duke prodhuar muzikë rege, pank, e zhanre të tjera dhe duke u bërë strehë e artistëve me ndikim si: David Bowie, Rolling Stones, George Michael, Culture Club, Lenny Kravitz e Spice Girls./21Media