Duhet të ketë një ekip të OBSH-së për t'iu përgjigjur urgjencave

Duhet të ketë një ekip të OBSH-së për t’iu përgjigjur urgjencave

Pas pesë muajsh të një pandemie virale , virologu gjerman Hendrik Streck, profesor në Universitetin e Bonit dhe autor i një studimi nga Heinsberg, vatër e koronavirusit në Gjermani i njohur si “Wuhan gjerman”, beson se Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) ka nevojë për përforcime për ta mposhtur infeksionin.

– Duhet të ketë një ekip të OBSH-së për t’iu përgjigjur urgjencave. Uroj diçka të tillë edhe për Gjermaninë: Një njësi për ndërhyrje ndaj sëmundjeve infektive. Një njësi që do të funksiononte në nivelin e shtetit, dhe jo vetëm në nivelin krahinor – tha Streck në një intervistë me “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Se si do të zhvillohet dhe përhapet më tej infeksioni “me siguri do të varet nga kushtet e motit”, thot virologu i cili beson dhe shton se “kjo është arsyeja pse duhet të presim më shumë infeksione në vjeshtë”.

– Nga rruga, nuk besoj se do të kemi një valë të dytë ose të tretë. Unë mendoj se jemi në një valë të vazhdueshme. Në një valë të përhershme, e cila ngrihet çdo orë, bie çdo orë – thotë virologu.

Ai gjithashtu thekson se ka shumë infeksione asimptomatike për momentin, më shumë sesa në fillim të pandemisë.

– Prandaj, lind pyetja se në çfarë mase njerëzit mund të fitojnë imunitet të pjesshëm. Nëse infektohen, mbase herën tjetër nuk do të infektohen, ose infeksioni do të ketë një intensitet më të butë. Pas kësaj, në fund të fundit, masat e thjeshta të higjienës mund të jenë të mjaftueshme: Respektimi i distancës, eliminimi i manifestimeve masive, teshtitja dhe kollitja në brryl të dorës , – thotë eksperti gjerman. /21Media