Prodhuesi kinez i përmbajtjes online është përgjegjës për përhapjen e përmbajtjes qëllimkeqe të quajtur Fireball

Prodhuesi kinez i përmbajtjes online është përgjegjës për përhapjen e përmbajtjes qëllimkeqe të quajtur Fireball

Përmbajtja qëllimkeqe synon shfletuesin e internetit dhe tash është paraqitur në më shumë se 250 milionë kompjuterë.

Fireball merr menaxhimin mbi shfletuesin dhe e përdor në mënyrë që sulmuesve t’u realizojë të hyra nga përmbajtjet e reklamave.

Ekspertët e sigurisë thonë se ky është operacioni më i madh i këtij lloji në histori dhe se Fireball mund të përdoret për përhapje të çfarëdo përmbajtjeje qëllimkeqe.

Tash Fireball përdoret kryesisht në kontest të përmbajtjeve të reklamave, por kjo nuk do të thotë se në të ardhmen nuk do të përdoret për përhapjen e përmbajtjeve shtesë qëllimkëqija.

Numri më i madh i rasteve janë regjistruar në Indi, Brazil dhe Meksikë.