Këngëtari Visar Peja bashkë me dy vajzat e tij, Ditean dhe Heran ishin protagonistë të magazinës së pasdites “Bon Bon”. Babai me të bijat treguan se si po i kalojnë këto ditë vetizolimi dhe folën edhe për mësimin online.

Peja përgëzoi mësimdhënësit për punën që po bëjnë, megjithatë thotë se planprogrami për nxënësit është i ngarkuar.

“E shkrova një status, se me të vërtetë po më duket që po kanë shumë detyra. Unë si prind nuk kisha dashtë me u anku në atë aspektin që s’duhet me mësu shumë, por po ua jep një shembull, për një ditë në lënden e matematikës, Ditea, dmth klasa e katërt i kanë pasë 49 shembuj. Pak e tepruar më duket”, deklaroi Peja në “Bon Bon”./21Media