“Qejfe Qejfe kjo dynja” është emsioni më i ri në RTV21, i cili shfaqet çdo të diele duke filluar në orën 21:00.

Ndonëse ka pak javë që ka filluar transmetimin, ky emision afër vetes ka mbledhur shumë shikues.

Moderatori i “Qejfe Qejfe kjo dynja” Visar Peja ishte i ftuar në “1 Kafe prej shpisë” në RTV21, ku foli rreth emsionit dhe hyrjen e tij në fushën e moderimit, për të cilën tha se nuk e ka parë as ëndërr.

Ai tregoi se ka marrë ftesë për të moderuar nga producentja e emisionit Xheraldina Vula.

E cilësoi si sfidë dhe dicka të re për të, por gjithcka siç tha ai u bë e lehtë me përkrahjen e ekipit, Xherit, Ben Apollonit, Milot Nurajt , Edona Gjonbalajt.

E  brenga e vetme e Visarit kur pranoi ofertën ishte që mos ta zhgënjente ekipin i cili ia besoi punën.

Por, emisioni duket qartë se ka marrë të mbarën, pasi që siç tha edhe Visar Peja ka marrë mesazhe me komente pozitivie nga shikuesit, të cilët çdo herë janë kuriozë të dinë se çfarë do të ketë në edicionin vijues./21Media