Ky vit ka qenë një vit i paparashikueshëm, për të thënë të paktën. Por, gjërat u bënë edhe më të çuditshme për fermerin Italian, Cristian Mallocci kur qenushja i tij, Spelacchia, lindi një këlysh me lesh jeshil.

Këlyshi i vogël u emërua menjëherë Fëstëk, transmeton rtv21.tv.

Këlyshi ishte pjesë e një pjelle me pesë qen, i lindur në fermën në ishullin mesdhetar të Sardenjës. Vëllezërit dhe motrat e Fëstëkut kishin lesh të bardhë, të njëjtën ngjyrë si nëna e tyre.

Një qen i lindur me lesh të gjelbër është shumë i rrallë. Besohet se është rezultat i kontaktit të qenushit me një pigment të gjelbër të quajtur biliverdin ndërsa ishte në barkun e nënës.

Por, në atë që do të vijë si një lajm i trishtuar për shumë është se ngjyra e Fëstëkut tashmë ka filluar të zbehet dhe do të vazhdojë të bëhet më e bardhë.

Mallocci ka vendosur të dhurojë të gjithë këlyshët, përveç Fëstëkut, i cili do ta ndihmojë atë me kopenë e deleve në fermë.

“E gjelbra është një ngjyrë e shpresës dhe fatit”, shtoi ai./21Media