Soni rikthen frymën e viteve të 90-ta

Soni rikthen frymën e viteve të 90-ta

Së fundmi këngëtarja nga Shqipëria, Soni Malaj ka publikuar projektin e saj më të ri të titulluar “Pa ty”, bashkëpunim me këngëtarin kosovar, Tim Novobërda.

Malaj ishte e ftuar në emisionin “1 Kafe prej Shpisë” të RTV21, ku shpalosi detaje rreth realizimit të videoklipit të ri.

Ajo ka treguar se për paraqitjen e saj, është përkujdesur stilisti Joni Peci, shkruan rtv21.tv

“Kisha shumë dëshirë të mbështetesha në stilet e viteve të 90-ta. Në fakt edhe pjesa që unë jam me rripa, po shikonim ishte një këngë e Madonas, ajo nuk është identike ashtu por ne jemi frymëzuar”, ka thënë Soni, duke treguar se ajo kishte shumë dëshirë të sillte atë frymë të modës në këto kohë./21Media