Viti, arrestohet një 48 vjeçar për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë hetimit të një rasti të dhunës në familje të ushtruar nga i dyshuari A.E. (1974) ndaj bashkëshortes së tij S.E.(1989), ka kryer një kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit të lartcekur.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën një revole e tipit SIG e kalibrit 9 mm, së bashku me njëkarikator dhe pesë fishekë të kalibrit 9 mm.

I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe “Dhunë në familje’’ dhe i dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button